Kryetarja e Qytetit të Shkupit znj.Danella Arsovska ditën e sotme ka publikuar një video me mbishkrim në profilin e saj në fb ku thotë,
Ju keni 500 anëtarë në bordet drejtuese dhe mbikëqyrëse. Ju keni një kryetar të Këshillit dhe një shumicë të këshilltarëve.
Ju jeni autoriteti në qytetin e Shkupit dhe përgjegjësia për projektet e parealizuara është e juaja. Prandaj, ose silluni me përgjegjësi dhe së bashku ta realizojmë plotësisht programin që e premtuat, ose largohuni nga Bordet drejtuese dhe Kryesia në Këshillin e Qytetit të Shkupit.
