Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë që kryeministri Albin Kurti është duke bërë Super-Zajednicë.

Madje Krasniqi ka thënë që Kosova dhe Serbia deri tash nuk kanë nënshkruar marrëveshje, dhe se ato të kaluarat kanë qenë vetëm inicializime, transmeton lajmi.net.

“Ky draft i Asociacionit është pa njohje, kjo është Super-Zajednicë. Ky tekst nuk jam i sigurt që e kalon testin e kushtetutshmërisë”, ka thënë Krasniqi.

Sipas Krasniqit, idetë e kaluara të Asociacionit kanë qenë tërësisht pa kompetenca ekzekutive.

“Në momentin që është bërë Kurti, kryeministër qasja e tij ndaj dialogut dhe partnerëve ndërkombëtar ka pasur reperkusione dhe ne i kemi thanë në vazhdimësi”, ka thënë Krasniqi në Kanal 10.