Në shoqatën SOS Vita, në kuadër të së cilës funksionon edhe qendra ditore rehabilituese, me kryetarin Ertan Shakiri dhe disa anëtarë, diskutuam për masat e realizuara deri më tani, si dhe për aktivitetet e reja të planifikuara në përputhje me zotimet dhe propozimet e shoqatë, e cila synon promovimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.
Mbi 300 persona me aftësi të kufizuara janë anëtarë të shoqatës dhe qendra ditore ka më shumë se tre vjet që kontribuon në mënyrë aktive në përmirësimin e përditshmërisë së tyre, duke ofruar trajtim mjekësor falas për përkujdesje dhe rehabilitim.