Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami thotë se si parti nuk do të bëhen pjesë e një qeverie gjithëpërfshirëse për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, përcjell TV21. Kasami është i bindur se pas zgjedhjeve do të jenë fitues, me çka do të bëhen pjesë e Qeverisë.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Ftv21hd%2Fvideos%2F625977959584514%2F&show_text=false&width=389&t=0

“Lëvizja Besa ka thënë qartë edhe zëshëm se do të jetë vetëm pjesë e një Qeverie e cila do të dalë nga zgjedhjet ku ne me kombinatorikat e një koalicioni të zgjeruar opozitar vlerësojmë se do të dalim fitues. Lëvizja Besa nuk do të jetë pjesë e asnjë kalkulimi për të qenë pjesë e Qeverisë para zgjedhjeve”, tha Kasami/tv21.tv