Për kryetarin e PD-së, Sali Berisha, dyert e mbyllura të Asamblesë Kombëtare të PS-së ishin “fytyra e vërtetë e mafies shtetërore”.

“U mblodhën si në bodrum se kanë frikë dhe tmerr nga ju. Jo vetëm ju, por edhe anëtarësia e Partisë Socialiste. Nuk ndiejnë asnjë detyrim ndaj saj. Asambleja e mafies shtetërore më të rrezikshme në Europë u mblodh pas turpit të arratisë së shekullit, numri dy i qeverisë”.

Lirimin i Damian Gjiknurit nga posti i sekretarit të Përgjithshëm, Berisha e konsideron “flakje me këshillën për t’u arratisur”.

“Dosja Agaçi, dosja Veliaj, dosja viktima e fundit, thuajani, Damiani që u flak sot si Arben Ahmetaj, natyrisht me këshillën për tu arratisur, kujton se do ta hedhë Lanën duke hedhur Gjiknurin në Lanë. Jo, do bjerë vetë”.

Berisha thotë se zhvillimi i Asamblesë me dyer të mbyllura është një aktakuzë në vetvete dhe se dosja e inceneratorëve po e shpërbën Partinë Socialiste që sipas tij nuk është gjë tjetër përveçse “mazhorancë mafioze”.

Klan News