Avokati nga Serbia, Çedomir Stojkoviq, ka pretenduar se policët e Kosovës, të cilët u rrëmbyen nga xhandarmëria e Serbisë, brenda territorit të Kosovës, gjenden në Kralevë.
Sipas tij, aktualisht ndaj tyre është duke u zhvilluar seanca gjyqësore, ku prokuroira do ta paraqes kërkesën për paraburgim.
“Tre policët e arrestuar të Kosovës, R.Z., B.S. dhe M.S ndodhen në Kraljevë, ku momentalisht po zhvillohet seanca e tyre para Prokurorit të Lartë Publik në Kraljevë. Pas kësaj, prokurori i lartë publik në Kraljevë do të vendos nëse do të propozojë paraburgim dhe më pas gjyqtari do të vendos nëse do të caktojë paraburgim për 30 ditë. E gjithë kjo duhet të vendoset deri në orën 12:30, kur skadon 48-orët e ndalimit policor”, ka thënë ai.