Bashkim Bakiu, ka ripërsëritur qëndrimin e tij politik për të qëndruar në rrugën e nisur që nga para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024, duke theksuar vazhdimësinë e angazhimit për ndryshim dhe ndërtim institucional, informon POPULLI.mk

Në një deklaratë publike të shpërndarë në rrjetet sociale, Bakiu thekson se qëndrueshmëria politike kërkon vizion dhe përkushtim, duke u shprehur se vendimet që ai dhe ekipi i tij marrin janë të menduara dhe në koordinim me miqtë dhe bashkëpunëtorët.

“Duke u konsultuar me miq, edhe i vetëdijshëm për zhvillimet politike, dua të qartësoj se mbetemi në rrugën e nisur për ndryshim që para zgjedhjeve të vitit 2024. Ashtu si e filluam, ashtu edhe do të vazhdojmë, për ndryshimin që ka filluar, e që patjetër ka ende për të punuar”, deklaron Bakiu.

Ai thekson se angazhimi politik nuk duhet të ndikohet nga hatërmbetjet apo interesat personale, por të udhëhiqet nga parime dhe ide të qarta.

“Pa ngarkesa personale dhe hatërmbetje, rrugëtimi politik kërkon qëndrueshmëri, vizion dhe angazhim. Ne jemi të bindur në rrugëtimin tonë, me VLEN për ndryshim”,përfundon ai.