Vazhdon lufta verbale në distancë mes Komunës së Çairit dhe Higjienës Komunale. Komuna ka shpërndarë disa fotografi, duke pretenduar se Higjiena Komunale e udhëhequr nga BDI-ja vazhdon ta bojkotojë mbledhjen e mbeturinave në Çair.

Sipas komunës, kjo gjendje është dhuratë nga koalicioni BDI-Arsovska-Levica. Nga Komuna thonë se Çairi në këtë gjendje nuk ka qenë as në kohën e komunizmit.

Nga Komuna kërkojnë që qytetarët të bëjnë durim, sepse siç thonë këto janë shqelmat e fundit bandës së kriminalizuar që po fundoset.

KOMUNA E ÇAIRIT

“Këtë e kemi si ‘dhuratë’ nga koalicioni BDI – Danela Arsovska – Levica. Një bashkëpunim i bazuar jo në interesin e qytetarëve, por në inate dhe kalkulime politike, ku Çairi po përdoret si mjet presioni për llogari të lojërave të tyre politike. As në kohën e komunizmit nuk ka ndodhur që Çairi të lihet në mëshirë të mbeturinave dhe askush të mos mbajë përgjegjësi. Ky është kulmi i papërgjegjshmërisë dhe i degradimit institucional”

Duke ju përgjigjur akuzave të Komunës, drejtori i Higjienës Komunale Sabahudin Rustemi në një prononcim për TV Shenja, ka treguar fotografi nga të njejtat lokacione për të cilat komuna e akuzoi. Rrustemi thotë se Ndërmarrja Publike “Higjiena Komuanale” do të vazhdojë me punë dhe do të angazhohet që qyteti të jetë sa më i pastër.

Thotë se fajtor i vetëm për këtë situatë të krijuar është Visar Ganiu i cili sipas Rustemit është vendosur në shërbim të VMRO-DPMNE-së.

SABAHUDIN RUSTEMI – DREJTOR I HIGJIENËS KOMUNALE -0.41- 1.03- 1.21

“Faji më i madh për ndotjen në Çair mban emrin e Visar Ganiut. Personi në fjalë me veprime shumë të ulta mundohet medoemos të nënçmon djersën dhe mundin e punëtorëve. Kryetari i Komunës së Çairit nga po e njëjta komunë nëpërmjet satelitëve të tij I hedh poshtë kontejnerëve. Mbetjet komunale nga ana e Higjienës Komunale pastrohen në mënyrë të rregullt në bazë të planit urbanistik.

Rustemi kërkon që Visar Ganiu t’i shlyej detyrimet që ka ndaj Ndërmarrjes Higjiena Komunale, gjegjësisht borxhet e shkollave fillore që kanë ndaj higjienës komunale me vite te tëra.

Në këtë luftë institucionesh është përfshirë edhe kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska e cila dje drejtoi akuza të ashpra në drejtim të Komunës së Çairit dhe kryetarit Visar Ganiu.