Policia e Shkupit, Njësia për tregti të jashtëligjshme me drogë dhe armë gjatë një aksioni të përbashkët në rajonin e Shkupit, në bazë të hetimeve paraprakisht të zbatuara dhe me urdhër të Gjykatës Themelore Penale – Shkup, kanë kryer bastisje në katër lokacione në rajonin e Shkupit, me ç’rast ku janë privuar nga liria katër persona, kurse është gjetur një laborator i jashtëligjshëm për prodhimin e marijuanës, drogë e ndryshme dhe armë, transmeton Portalb.mk.
Gjatë bastisjes të ushtruar në banesën dhe hapësirat tjera të B.A.(42), u gjet një laborator ilegale për rritjen dhe prodhimin e marijuanës, ku u gjetën 289 vazo me 291 bimë kanabis sativa, së bashku me të gjitha pajisjet për rritjen dhe prodhimin e marijuanës. Të gjitha sendet e gjetura janë konfiskuar nga punonjësit e policisë, B.A. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit nga SPB Shkup do të bëhet kallëzim penal nga neni 215 i Kodit Penal.
Pas një hetimi të kryer paraprakisht në lidhje me rastin e një çantë shpine me marihuanë dhe një peshore digjitale të gjetur më 11.09.2023 në lagjen Draçevë, gjatë ditës së sotme është bastisur edhe në shtëpinë e D.R.(31). Gjatë bastisjes u gjet marihuanë, një peshore digjiale dhe pako të zbrazëta për paketimin e drogës. Pas dokumentimit të rastit nga Njësiti për trafik ilegal me narkotikë në SPB Shkup do të bëhet kallëzim penal nga neni 215 i Kodit Penal, tha Suzana Pranjiq Talevska nga MPB.
Nga ana e zyrtarëve policorë nga SPB Shkup – Njësiti për trafik ilegal të drogës dhe armëve, gjatë bastisjes së kryer me urdhër të gjykatës në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të A.M.(27) dhe B.M.(30), . A.M është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të çështjes do të bëhet kallëzimi penal sipas nenit 215 të Kodit Penal.
