Me rastin e Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, anëtarët e Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Saraj zhvilluan sot homazhe në Saraj dhe Radushë.

Sipas njoftimit të degës në Facebook, anëtarët fillimisht vendosën lule pranë bustit të Isa Boletinit në sheshin e Sarajit. Më pas, ata vizituan Radushën, ku vendosën lule në sheshin “Adem Jashari”.

Në postim, dega kujtoi me mirënjohje Isa Boletinin, Adem Jasharin dhe të gjithë ata që i kushtuan jetën lirisë së shqiptarëve, ndërsa uroi për 28 Nëntorin shqiptarët kudo që jetojnë.