Ish ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, ka reaguar pas zhvillimeve të shkaktuara pas shkarkimit të drejtorit të kardiologjisë, dr. Sashko Jovev.
Sali, shprehet i habitur me veprimin e ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, i cili, fillimisht e kishte shkarkuar për shkak keqpërdorimeve të zbuluara, ndërsa më pas po të njëjtit person i ka ofruar që të bëhet këshilltar i tij.
“Haxhi Pishman.
Dje e shkarkoi se i dukej i dëmshëm për Shëndetësinë, madje edhe kryetarit të tij i kishte dhënë “informacione shqetësuese” për drejtorin e kardiokirurgjisë, ndërsa sot dëshiron ta marrë si këshilltar për vete, se i duket “i mirë për Ministrinë e Shëndetësisë”.
Ec e merre vesh Fatmir Mexhitin!”, ka shkruar Sali.
I kontaktuar nga “Fokus”, Sashko Jovev, ka thënë se për ofertën e ministrit Mexhiti ka dëgjuar nga mediat, por ka deklaruar se ai mbetet në pozicionin e tij, se nëse Mexhiti nuk e kthen në postin e drejtorit, do ta paditët të njëjtin.