Njëri nga eksponentët e PDE-së, Valon Bela ka reaguar për deklaratat e sotme të deputetit të VRMO-DPMNE,  Aleksandar Nikolloski duke shkruar se VMRO antishqiptare përzgjedh servilët e tyre që nuk e kanë as guximin minimal për t’i kundërshtuar politikat antishqiptare të saj, shkruan Top24

VMRO antishqiptare përzgjedh servilët e tyre që nuk e kanë as guximin minimal për t’i kundërshtuar politikat antishqiptare të saj.

Kjo opozitë e tanishme, akoma pa pushtet real vendosi t’i rri gaditu VMRO-së edhe kur kjo e fundit e kritikoi Albinin që e ftuan në Shkup dhe Tetovë.

Nuk reaguan as për propozimin nga VMRO për kushtetutë të verzionit kroat ku shqiptarët sdo ishin shtetformues, as për komunat që qeverisen nga VMRO ku projektet shqiptare nuk kalojnë, vonohen dhe eliminohen si ajo e Gazi Babës dhe Butelit.

Kjo opozitë e ka humbur kauzën e saj dhe kjo padyshim që vërehet sepse është sterile/shterpë dhe s’ka çka t’i ofron qytetarit! Sidomos kur pjesë e opozitës bëhen parti që kanë qenë pjesë e qeverisë plot dy dekada duke i ofruar shqiptarëve krim dhe korrupsion sidomos në Komunën e Çairit.

Paramendojeni absurditetin e radhës; shqiptarëve u bëhet politikë për 20%-shin edhe pse të gjithë ishin pjesë e Qeverisë dhe KURRË nuk kanë ndërmarrë iniciativë (as edhe verbale) për largim ose ndryshim. Përkundrazi, u rreshtuan si ushtarë dhe votuan ndryshimet kushtetuese kur Maqedonia ndryshoi emrin e saj.

Hipokrita me u thanë, pak është !!

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fvalon.bela.5%2Fposts%2Fpfbid0CEkiXDaZNXkku75z78EAnVJwmgeuyyuxndWUJwrKMbznPvAo6LcAnbbEXv97oFoUl&show_text=true&width=500