Kur vendet më të mëdha të Bashkimit Europian të binden se Maqedonia duhet të fillojë negociatat, problemi me Bullgarinë do të zgjidhet brenda mëngjesit. Kështu deklaroi sot në mëngjes në SummerClick në TV21 nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandër Nikollovski.

“Bullgaria ka nevojë për BE-në shumë më tepër sesa BE-ja për Bullgarinë. Bullgaria është shteti më i dobët ose i dyti më i dobët anëtar i BE-së, padyshim që varet nga ndihma e Komisionit Evropian, kryesisht në fushën e financimit të buxhetit”, tha Aleksandër  Nikolloski, VMRO-DPMNE.

Problemi kryesor në vend, sipas tij, është krimi dhe korrupsioni.

“Njeriu nuk mund të kryejë një punë bazë. Për të marrë një dokument, për të shkuar te mjeku, për të përfunduar çështjet pronësore dhe juridike, nëse opsioni A nuk ka një mik apo të afërm atje, ose B nuk jep ryshfet. Nëse nuk ka njërën apo tjetrën, do të presë me muaj të tërë. Kjo do të thotë se korrupsioni ka kapluar edhe nivelin më të ulët në vend. Është kështu sepse ata që janë nivelet më të ulëta në administratën publike e shohin se të gjithë mbi ta janë të korruptuar dhe thonë me vete, kur ata mund të marrin miliona, unë mund të marr 1000 denarë për tua përfunduar punën”, theksoi Aleksandër  Nikolloski, VMRO-DPMNE.

Nga VMRO-DPMNE, dalje nga kjo gjendje shohin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vjeshtë.

“Gjëja më e logjikshme është që të shkojmë në zgjedhje të shpejta të parakohshme, të cilat ne kërkojmë që të mbahen sa më shpejt, të shpërbëhet Parlamenti dhe të shkojmë në zgjedhje brenda afatit ligjor prej 50 deri në 60 ditë, ndërkohë që ne jemi të gatshëm të bëjmë lëshim, të heqim dorë nga qeveria teknike, gjegjësisht VMRO-DPMNE heq dorë vullnetarisht nga dy ministra dhe tre zëvendësministra nga ajo qeveri teknike me qëllim që zgjedhjet të mbahen sa më shpejtë”, deklaroi Aleksandër  Nikolloski, VMRO-DPMNE.

Nikolloski thotë se në zgjedhjet e ardhshme VMRO-DPMNE do të mund të formojë qeveri e vetme.

“Pas gjithë asaj që shohim, pres që VMRO-DPMNE të fitojë shumicë absolute.

-Kemi në skenë disa parti të reja politike. A është e mundur që pikërisht kjo vizitë e Albin Kurtit ta dërgojë BDI- në në opozitë? Kjo është një pyetje të cilës duhet t’i përgjigjen shqiptarët në Maqedoni, mund të them se nëse do të ishim në pozicionin për të zgjedhur, do të zgjidhnim të bashkëpunonim me opozitën shqiptare”, nënvizoi Aleksandër  Nikolloski, VMRO-DPMNE.

Në intervistë, Nikolloski tha se VMRO-DPMNE është shumë më tepër për BE-në sesa vetë Qeveria, duke theksuar se qeveria po paguan  shtrenjtë ekspertë të këqij për PR.