Partneri i këngëtares botërore, Ben Affleck dhe ish-gruaja e tij, Jennifer Garner u kapën “mat” teksa ishin në makinë.

Dy ish-partnerët ndanë një përqafim ndërsa Garner u përkul përpara nga sedilja e pasme e automjetit.

Vajza më e vogël e ish-çiftit, Seraphina, ishte ulur në anën e pasagjerit pranë babait të saj.

Më pas 51-vjeçari, u pa duke u përkulur drejt shpatullës së ish-bashkëshortes së tij përpara se ajo të dilte nga makina, teksa të dy ishin të buzëqeshur.

Kujtojmë që të dy kanë mbajtur një marrëdhënie miqësore bashkë-prindërore pavarësisht thashethemeve për tradhti dhe problemet që dyshohet se çuan në divorcin e tyre.

Affleck dhe Garner u martuan në vitin 2005, ku një ditë pasi festuan 10 vjet martesë, njoftuan se po ndaheshin.