Reagimi i plotë në faqen zyrtare të Kryetarit të komunës së Sarajit:
Persona të papërgjegjshëm dhe pa kurfarë ndërgjegje njerëzore gjatë ditës së djeshme kanë dëmtuar objektin e SH.F Bedri Tairi në Sfillare të Epërme.
Siç shihet në fotografi persona ende të pa identifikuar kanë dëmtuar objektin e shkollës duke larguar tërësisht kamerat nga objekti, kanë larguar tabelën në hyrje, kanë demoluar fasaden, kanë dëmtuar derën e hyrjes së shkollës, si dhe derën e hekurt në hyrje të oborit shkollorë, ku komuna para një viti investoi në vendosjen e mburojës së hekurt përreth gjithë objektit.
Komuna e Sarajit bashkë me policinë do të mer të gjitha masat për gjetjen dhe ndëshkimin e këtyre personave që pa kurfarë ndërgjeje demolojnë një objekt publik që ju shërben fëmijëve tanë.(Foto)
