Në Haraçinë sonte u bë hapja madhështore e shtabit komunal të Aleancës Kombëtare për Integrim, ku të pranishëm ishin liderë të shumtë politikë shqiptarë.
Në mesin e tyre morën pjesë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, lideri i ASH-së Ziadin Sela, Skender Rexhepi – Zejd, kryetari aktual i komunës Ridvan Ibraimi, deputetë e përfaqësues të tjerë politikë.
Deputeti Blerim Bexheti, duke iu bashkuar këtij manifestimi, shprehu mbështetjen e tij të fuqishme për kandidatin e AKI-së për kryetar të komunës së Haraçinës, Skender Isufi.
“Me mbështetje të fuqishme dhe pa rezervë, u dha përkrahja e të gjithëve për kandidatin tonë Skender Isufi, duke dhënë një mesazh të qartë për fitoren e 19 tetorit. Faleminderit të gjithëve, bashkë drejt referendumit që do të sjellë fitoren më të madhe në histori për shqiptarët!”,deklaroi Bexheti. / © POPULLI.mk
