WILMINGTON, DE - JULY 28: Presumptive Democratic presidential nominee former Vice President Joe Biden delivers a speech at the William Hicks Anderson Community Center, on July 28, 2020 in Wilmington, Delaware. Biden addressed the fourth component of his Build Back Better economic recovery plan for working families, how his plan will address systemic racism and advance racial economic equity in the United States. (Photo by Mark Makela/Getty Images)

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se lejimi i vazhdimit të konfliktit në Gaza “do t’i jepte Hamasit atë që synon”.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka vazhduar duke thënë se Hamasi ka nisur sulmin më 7 tetor, ngase ka frikë më shumë se nga gjithçka, “nga jeta krah për krah në paqe në mes të izraelitëve dhe palestinezëve”, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv.

“Të vazhdosh rrugën e terrorit, dhunës, vrasjeve dhe luftës do të thotë t’i japësh Hamasit atë që ata kërkojnë”.

Ky qëndrim i tij ka ngjallur konfuzion, ku disa kanë pyetur nëse Biden po sinjalizonte zbutje të qëndrimit amerikan për konfliktin.

Biden paraprakisht kishte kundërshtuar armëpushimin, duke thënë se nuk do të sjellë paqe në mes të Izraelit dhe Hamasit.