Bolivia ka njoftuar se ka shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, duke i akuzuar se po kryejnë “krime kundër njerëzimit” në Gaza.
“Është vendi i parë i Amerikës Latine që ndërpreu lidhjet me Izraelin për shkak të luftës”, shkruan BBC.
Izraeli e ka quajtur vendimin e Bolivisë si dorëzim ndaj terrorizmit dhe regjimit të Ajatollahëve në Iran.
“Duke ndërmarrë këtë hap, qeveria boliviane i është bashkuar organizatës Hamas që rrëmbeu 240 persona, duke përfshirë gra, foshnja dhe të moshuar”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite, Lior Hayat.
Izraeli dënoi mbështetjen e Bolivisë për aktivitetet e Hamasit.
“Marrëdhëniet dypalëshe gjithsesi kanë qenë pa përmbajtje që nga ardhja e qeverisë aktuale në Bolivo”, sipas Izraelit.
