Papa Françesku iu drejtua me një mesazh të fortë këtë të diel liderëve botërorë pas valës së të nxehtit që ka pushtuar shumë vende.

Papa tha se i nxehti përvëlues dhe përmbytjet në vende si Koreja e Jugut, nxjerrin në pah nevojën për ndërhyrje urgjente në trajtimin e ndryshimeve klimatike.

Ju lutem, përsëris apelin tim drejtuar liderëve botërorë që të bëjnë diçka më konkrete për të kufizuar emetimet ndotëse,” tha Papa në fund të mesazhit të tij drejtuar turmave në Sheshin e Shën Pjetrit.