Kandidati i AKI-së për Cair, Bujar Osmani në fjalën e tij para qytetarëve theksoi se po ndodh për herë të parë në kampin politik shqiptar që të ketë subjekt politik që nuk e ngrit zërin për BE-në.

“Gjithmonë partitë shqiptare kanë qenë ata që e kanë shtyrë qeverinë për lëvizjen drejt BE-së. Është hera e parë, është hera e parë që kemi parti politike shqiptare që nuk e ngrejnë zërin fare për çështjen e Bashkimit Europian. Dhe për këtë ju do të vendosni më 19 tetor”, tha Osmani.

Ai tutje ka shtruar rrezikun nga politika aktuale e qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE, e cila po e largon vendin nga rrugëtimi drejt BE-së, dhe po e drejton ka “bota serbe”.