Pas vendimit të djeshëm që ka ndërmarrë kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti me vendosjen e Bujar Osmanit si koordinator në Çair, duket se vjen si pasoj e asaj që Artan Grubi nuk ka gjetur mjaftushëm mbështetje në popullatë karshi grupit të ashtu quajtur “Grupi i Zjarrit” që udhëhiqet edhe nga Izet Mexhiti nënkryetar dhe kryetar dege në Çair.

Siç duket dita ditës të fortët e pushtetit që jetojnë në Çair po tërbohen nga numri masiv i qytetarëve që po mbështesin “Grupin e Zjarrit”.

Ministrat akuzohen se nuk po kryejnë punë sa duhet dhe siç duhet për votuesit e kësaj partie dhe gjith shqiptarët në RMV, a do të i sjell fat të mirë Osmani Grubit apo do të thellohet edhe më shum kjo paknaqësi tek qytetarët!

Ngelet të shohim se çfar do të pasoj dhe pas këtij vendimi nga kryetari Ahmeti!