Bujare Abazi nga Aleanca për Shqiptarët pritet të emërohet drejtoreshë në SH.A. “Posta e Maqedonisë”.
Burime brenda ASH-së bëjnë të ditur se Abazi pritet të zëvendësojë Jani Makradulin nga LSDM.
Burimet të njëjta bëjnë të ditur se dega e ASH-së në Çair pritet të merr gjithsej 3 drejtori.
Ndryshe, sot më herët u raportua se dega e Butelit në ASH do të merr dy drejtori, respektivisht me Shtëpinë e Shëndetit në Shkup pritet të udhëhegë Vullnet Selimi, ndërsa lzai Memedi me Qendrën për Punë Sociale.