Qumështi, orizi, vezët, peshku, mielli, reçelrat dhe ajvari nuk do të kenë rritje të TVSH.

Kështu siguroi sonte zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi në ClickPlus në TV21.

Ai shtoi se nëse ka edhe produkt bazë që importohet nga jashtë, ka gjasa që edhe ai produkt të hyjë në grupin e produkteve me TVSH 10%.

“Nuk do të kenë rritje, por ka kaçkavall dhe djathi që nuk janë produkte bazë dhe që hynë në shportën konsumatore të çdoditshme. Për shembull, djathi nga qumështi i dhisë – ai ka tatim prej 10%… Për shembull, djathi i lopës, ai që përdoret dhe është tradicional – ai nuk rritet… Mielli gjithashtu nuk është në kategorinë e produktit që do të zmadhohet, por miell specifik, mendoj se ishte miell prej patateve – ai është në kategorinë prej 10%”, tha Bytyqi./TV21