Aktori i mirënjohur, Çun Lajçi ka shkruar një porosi në përkrahje të Krenar Llogës, ministrit të drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, njëherit sekretar i Aleancës për Shqiptarët (ASH).

Ja porosia e tij:

Mos u dorëzo Krenar i krenarisë sonë!

Krenar Lloga, politikan i profilit t’Glaukut madje edhe t’Albinit, i vendosun, krejtësisht vetvetja, kokë që s’thehet leht, thellësisht i lidhun me vuejtjet e t’burgosurve shqiptarë që mbahen padrejtësisht në kazamatet maqedone!

Po shkruej, ngaqë me nxitën ca portale e pak televizione, të cilave nuk iu shkoi për shtati, (madje as për shtrati), kërkesa e struganit si Ministër drejtësie, që t’shqyrtohet kërkesa e tij për amnestimin e të burgosurve!

Thashë
Sa t’mjerë jemi, ne grushti i vogël i shqiptarëve, sa inatçor e t’përçamë n’trojet tona shekullore!
– Në vend që t’përkrahet me ngulm Krenari e t’jemi krenar për guximin e tij prej ministri, ne ia thejmë krahët me budallakitë e inferioritetit!
Nji grusht jemi por mjerisht edhe atë grusht e thejmë n’hundët tona, jo n’hundët e xhelatit!
Krenar Lloga, unë ndjehem krenarë me iniciativën tande por krenarë e krah do t’duhej t’ishin edhe bashkëkombasit e mi n’Iliridë!

Mos u dorëzo Krenar i krenarisë sonë!

https://m.facebook.com/qunlajqii/posts/2542947785869567?ref=embed_post&wtsid=rdr_0XeawnWpyLWRXTZGJ