Fitorja e kandidatit të AKI-së në Bërvenicë duket se ka lëkundur besimin e VMRO-DPMNE-së te partneri i saj i preferuar, VLEN-i. Pas shpalljes së rezultateve të mbrëmshme, kryeministri Hristijan Mickoski la të kuptohet se ndjehet i tradhtuar, duke iu referuar historisë së Trojës antike, kur grekët e mashtruan qytetin duke i dhuruar një kalë të madh prej druri, brenda të cilit kishin fshehur ushtarë. Në këtë analogji, në optikën e Mickoskit Bërvenica ishte Troja e VMRO-së që u rrëzua me ndihmën e partnerit VLEN dhe partive tjera opozitare.