Një varietet i ri qepësh që nuk irritojnë sytë do të shiten në një zinxhir supermarketesh në Australi për dy muaj. “Happy Chop-Tearless Onions” do të gjenden në dyqanet Woolworths në New South Wales, Victoria dhe në kryeqytetin australian nga 12 korriku. “Jemi të lumtur të sjellim këtë varietet të mrekullueshëm për konsumatorët tanë, duke hequr kështu lotët nga përgatitja e vakteve,” deklaroi menaxheri i Woolworths, Paul Turner.
Qepët lëshojnë një kombinim përbërësish kimikë dhe enzimash të njohura si “përbërje të paqëndrueshme”, si një formë mekanizmi mbrojtjeje kur prite, duke shkaktuar kështu irritim për sytë.
Këto qepë që do të dalin së shpejti në treg në Australi, kanë një sasi më të vogël të këtyre përbërësve dhe kimikatet vijojnë të reduktohen teksa ato mblidhen nga toka. Mbarështuesi gjerman i bimëve Rick Watson shpiku varietetin e qepëve “pa lot” duke përdorur teknika natyrore të kryqëzimit. Qepët e para pa lot dolën në tregjet e SHBA-së në vitin 2018 dhe ishin të disponueshme në Mbretërinë e Bashkuar nga viti 2022./koha.mk