Komisioni Disiplinor i FFM-së ka vendosur një paketë të rëndë dënimesh ndaj Shkëndijës pas ndeshjes së finales së Kupës me Sileksin, përcjell TV21. Sipas FFM-së, klubi është gjobitur me 15 mijë euro për piroteknikë, 10 mijë euro për thirrje nacionaliste, 20 mijë euro për transparencë me përmbajtje naziste, 30 mijë euro për refuzimin e medaljeve dhe sjellje ndaj zyrtarëve, si dhe 30 mijë euro për mosrespektim të himnit dhe sjellje diskriminuese. Në total, Shkëndija dënohet me 105 mijë euro gjoba, por edhe me përjashtim nga Kupa e Maqedonisë për sezonin 2026/27, si dhe katër ndeshje si vendas pa praninë e publikut.
