Forcat ajrore izraelite duket se tashmë mund të kryejnë sulme mbi territorin iranian pa shumë pengesa, meqë Izraeli pretendon se ka shkatërruar shumicën e sistemeve mbrojtëse anti-ajrore të Iranit, përcjell Gazeta Metro.


Sipas burimeve izraelite në sektorin e sigurisë, rruga për në Iran është shkurtuar dhe është bërë më e sigurt pas sulmeve ndaj sistemeve mbrojtëse, duke përfshirë edhe sistemet siriane të mbrojtjes, që ia vështirësonin deri diku punët Izraelit.

Tashmë, ashtu siç tha edhe shefi i stafit të ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, rruga për në Teheran është shtruar, Izraeli e ka superioritetin ajror ndaj Iranit, raporton Jerusalem Post.

Izraeli po ashtu arriti të godasë tri baza kyçe të programit bërthamor të Iranit, pra në Natanz, Isfahan dhe Fordow. Dy të parat kanë pësuar dëme të mëdha dhe nuk janë duke operuar për momentin, ndërsa e treta më pak.

Forcat ajrore të Izraelit depërtuan në Iran dje herët në mëngjes, teksa targetuan mbi 100 caqe ushtarake e bërthamore, si dhe komandën e lartë ushtarake të Iranit, duke vrarë figurat kyçë të regjimit islamik./gazetametro