Një gjykatë apeli në Kaliforni ka rikthyer paditë nga dy burra që pretendojnë se Michael Jackson i ka abuzuar seksualisht për vite me radhë kur ata ishin djem. Një panel prej tre gjyqtarësh nga Gjykata e Apelit e Distriktit të 2-të të Kalifornisë zbuloi se paditë e Wade Robson dhe James Safechuck nuk duhej të ishin hedhur poshtë nga një gjykatë më e ulët dhe se burrat mund të pretendojnë në mënyrë të vlefshme se dy korporatat në pronësi të Jacksonit që u emëruan si të pandehur në rastet, kishin përgjegjësinë për t’i mbrojtur ata.
Një ligj i ri në Kaliforni që zgjeroi përkohësisht fushën e rasteve të abuzimit seksual i mundësoi gjykatës së apelit t’i rikthente ato. Është hera e dytë që paditë kthehen pas hedhjes poshtë. Dy burrat u bënë më të njohur për rrëfimin e historive të tyre në dokumentarin e HBO-së të vitit 2019, “Largimi nga Neverland”, raportoi AP. Michael Jackson, i cili vdiq në vitin 2009, ishte pronari i vetëm dhe aksioneri i vetëm në kompani./koha.mk
