Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll zbarkoi në Mançester, ku të hënën do të zhvillojë sfidën e tretë në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Evropian të vitit 2024. Pas udhëtimit më shumë se 3 orë, të gjithë futbollistët do të akomodohen në hotelin në Mançester, ndërsa të dielën do të zhvillojnë një stërvitje , në kohën e njëjtë të zhvillimit të ndeshjes ndaj Anglisë. Mediat vendore raportojnë se stadiumi në Mançester do të jetë i plotësuar deri në fund, pasi janë shitur të gjitha biletat për këtë sfidë.