Likovë, 17 Korrik 2025 – Komuna e Likovës, e udhëhequr nga kryetari z. Erkan Arifi, ka nënshkruar kontratat për realizimin e 10 projekteve të reja në kuadër të shpalljes së dytë të financimit nga institucionet përkatëse.
Pas një aplikimi të suksesshëm, të gjitha projektet e propozuara nga Komuna janë miratuar dhe tashmë janë në rrugën e realizimit, duke përfshirë 9 projekte rrugore dhe 1 projekt në infrastrukturën ujore.
🛣 Projektet në infrastrukturën rrugore përfshijnë:
Asfaltimin e rrugëve lokale në fshatin Vaksincë (projekti 1), Asfaltimin e një rruge lokale në fshatin Sllupçan (projekti 1), Asfaltimin e rrugës që lidh kopshtin e fëmijëve në Orizare me rrjetin rrugor, Asfaltimin e rrugëve lokale në Orizare, që shpie nga shtëpia e ish-kryetarit z. Vahid Saiti (2 segmente), Asfaltimin e një rruge lokale në Likovë, Asfaltimin e tre rrugëve lokale në fshatin Nikushtak, Asfaltimin e një pjese të rrugës lokale Gllazhnjë–Goshincë.
♻️ Projekti në infrastrukturën ujore:
Rekonstruimi i rrjetit sekondar të ujësjellësit dhe rezervuarit në fshatin Hotël, si dhe ndërtimi i një rezervuari të ri për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm.
Kryetari i Komunës, z. Erkan Arifi, theksoi se investimet në infrastrukturë mbeten prioritet për të përmirësuar jetesën e banorëve dhe për të rritur standardet në të gjitha vendbanimet e komunës.
