Fshati Rashçe sot është pasuruar me një tjetër arritje të rëndësishme akademike. Dr. Bedri Gjureci ka mbrojtur me sukses doktoraturën dhe ka fituar titullin Doktor i Shkencave në Biologji, duke shënuar një sukses të madh personal dhe profesional, por edhe një moment krenarie për gjithë vendin.
Ky sukses vjen si vazhdim i një tradite të çmuar akademike që f.Rashçe e ka ndërtuar ndër vite, me emra të njohur që kanë lënë gjurmë në fushën e dijes. Nga Dr. Ibrahim Krosi, Doktor i Shkencave në Albanologji, te Dr. Besnik Rameti, Doktor i Shkencave në Histori, dhe Dr. Qamil Kovaçi, Doktor i Shkencave Ekonomike, ky varg i njerëzve të dijes vazhdon të zgjerohet me figura të reja që i japin vlerë vet fshatit.
Sot këtij rreshti të personaliteteve akademike iu bashkua edhe Dr. Bedri Gjureci, i cili me përkushtim, punë dhe këmbëngulje arriti të kurorëzojë një rrugëtim të gjatë studimi e sakrifice. Ky sukses dëshmon edhe një herë se investimi në arsim, shkencë dhe zhvillim personal mbetet një nga vlerat më të mëdha që një vend mund të prodhojë.
“Ky është një moment krenarie për Rashçen dhe për të gjithë ata që besojnë te dija, sepse arritje të tilla janë pasuri për vendin dhe frymëzim për brezat e rinj,” është vlerësuar nga një faqe lokale e fshatit.
Urime të përzemërta Dr. Bedri Gjurecit për këtë arritje të rëndësishme. I urojmë shëndet, suksese dhe realizime të tjera të mëdha në rrugëtimin e tij profesional dhe akademik. Shkruan një faqe lokale e f.Rashçe
