Rita Ora pak ditë më parë është kthyer në temën e diskutimit në të gjitha mediat shqiptare dhe ato të Serbisë.
E shkak për këtë u bë një performancë e saj në një festival në Hungari, ku këngëtares shqiptare i është dhënë një flamur serb dhe ajo (duke menduar që ka një flamur hungarez në duar) e ka marrë atë me vete në skenë.
Tani, fansi në fjalë i quajtur Borivoje, ka folur në një intervistë për Telegrafin e Serbisë dhe ka shprehur përshtypjet e tij lidhur me ngjarjen.
“Kam lindur në Hungari, nëna ime është serbe, kam shkuar në festivalin SZIN dhe flamurin serb e mbaj gjithmonë me vete. E kam futur pa problem, në Szeged i duan shumë serbët dhe nuk kanë bërë asnjë problem”, ka zbuluar Borivoje për Telegraf.rs.
“Kam ardhur më herët për t’u ulur në rreshtin e parë për të xhiruar një video në Instagram – me flamurin e Serbisë në koncertin e Ritës”, tha ai.
