Skenari i udhëzuar për mbledhjen e pikëve të vogla politike nga Mickoski në bashkëpunim me strukturat mafioze në Ndërmarrjen Komunale - Shkup përfundoi në mënyrë të palavdishme para syve të mbarë opinionit maqedonas.
Pasi që dje Arsovska nxori në dritë minjtë politikë, duke theksuar se strukturat mafioze për interesa të tyre personale prej disa ditësh po bllokojnë punën e KHS-së, sot në Shkup po zhvillohet një aksion masiv për pastrimin e mbeturinave.
Strukturat mafioze prej disa ditësh kanë bllokuar punën e NP"Higjiena Komunale" për interesa personale. Bëhet fjalë për persona që për 15 vite kanë punuar vetëm në turnin e tretë në kundërshtim me ligjin dhe kontratën kolektive, një pjesë e madhe e tyre nuk janë paraqitur fare në punë dhe nuk kanë kryer detyrat e tyre të punës. Tani nuk lejojnë që të gjithë 1300 punëtorët e mbetur të kryejnë punën e tyre, thotë Arsovska.
Nga fotot shihet se kontejnerët janë boshatisur, rrugët janë të pastra, tentativa për bllokimin e ndërmarrjes ka dështuar, pasi në fakt kanë dështuar edhe përpjekjet e mëparshme për bllokimin e punës së JSP-së.
I pasuksesshëm ka qenë edhe përpjekja e Hristijan Mickoskit për të mbledhur pikë politike duke dëmtuar interesat e qytetarëve.
Përkundrazi, i gjithë opinioni maqedonas është i vetëdijshëm për bllokadat e koordinuara të ndërmarrjeve publike nga Mickoski me struktura të caktuara mafioze.
Përsëritja e bllokadës së JSP-së, e cila vazhdoi me bllokimin e transportuesve privatë nga njerëz të udhëzuar nga Mickoski, përjetoi një debakli të vërtetë.
Shkupi është përsëri i pastër siç i ka hije një kryeqyteti.