Kovaçevski dhe Bërnabiç promovuan sot projektin e përbashkët për sistem të cilin e konsideruan si projekt i përbashkët “Ballkanit të Hapur” në pikën e pagesës rrugore Preshevë, e cila do të shërbejë si pikë shitëse mobile.
Pas kësaj vijuan reagime të shumta , mes tyre edhe nga gazetari njohur në Shkup Besim Nebiu i cili në një status të tij në Facebook akuzoi funksionarët e BDI-së, “Erdhën në qeveri me premtim për agjendë të gjelbër dhe Kryeministër shqiptar – ndërsa po bëjnë union me Serbinë e Vuçiqit!.”, përcjell zhurnal.mk
Në vijim postimin e plotë.
“Duke marre parasysh se edhe Shqipëria doli nga Open Balkani, ajo me nuk është integrim rajonal sepse në të kanë mbet vetëm dy shtete: Serbia dhe Maqedonia.
Kur dy shtete integrohen kësaj nuk i thonë integrim rajonal por union ndërshtetëror.
Erdhën në qeveri me premtim për agjendë të gjelbër dhe Kryeministër shqiptar – ndërsa po bëjnë union me Serbinë e Vuçiqit!.
Çfarë dreqin kerkon Maqedonia me be kësi unioni dhe me mandat të cilit popull po dalin me pre shirita me Bërnabiqin?”, shkruan Nebiu në facebook profilin e tij, transmeton Zhurnal.mk