I dërguari i posaçëm i ish-presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj arrestimit të Hashim Thaçit nga prokurori Jack Smith, shkruan Gazeta Metro.
Në një postim në rrjetin social “X”, Grenell ka thënë se është e turpshme që Thaçi ende ndodhet në burg, duke e quajtur të gjithë procesin një mashtrim dhe duke shtuar se ‘Haga është e prishur’.
“Richard Grenell Jack Smith (po, ai) e arrestoi Thaçin në vitin 2020, kur Donald Trump ishte duke punuar për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Është aq turpëruese që ai ende është në burg. Është një mashtrim. Haga është e prishur”
Thaçi u arrestua pas marrëveshjes se Uashingtonit, por në Hage është ftuar ne qershor gjate kohës sa po udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë.
