Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka publikuar listën e kandidatëve për kryetarë të komunave, për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12.10.2025.

Katër prej kryetarëve aktualë nuk do të jenë përsëri kandidatë. Bëhet fjalë për Ramiz Lladrovcin e Drenasit, Bedri Hamzën e Mitrovicës së Jugut, Fadil Nurën e Skenderajt dhe Besim Ilazin e Kaçanikut.

PDK në mbledhjene saj të Kryesisë ka zgjedhur 31 kandidatë për kryetarë komunash.

“Rrjedhimisht, për disa nga këto degë, të cilat kanë pasur më shumë se një kandidat për kryetar të komunës, është zhvilluar procedura e votimit të fshehtë, sipas kritereve të përcaktuara në rregullore dhe në statut” – thuhet mes tjerash në komunikatën e PDK-së.

Kandidatët për kryetarë nga PDK janë: Prishtinë – Uran Ismaili, Ferizaj – Agim Aliu, Prizren – Shaqir Totaj, Mitrovicë – Arian Tahiri, Vushtrri – Ferit Idrizi, Skenderaj – Sami Lushtaku, Drenas – Petrit Hajdari, Kaçanik – Sabedin Vishi, Hani i Elezit – Mehmet Ballazhi, Gjilan – Riad Rashiti, Pejë – Arta Nallbani, Gjakovë – Ervin Shabani, Klinë – Sokol Bashota, Lipjan – Shukri Buja, Shtime – Përparim Ramusa, Dragash – Shaban Shabani, Malishevë – Gëzim Krasniqi, Rahovec – Edon Cana, Suharekë – Dardan Berisha, Podujevë – Isak Shabani, Fushë Kosovë – Rrahim Tërrnava, Kamenicë – Jona Arifi, Viti – Bekim Azizi, Istog – Ali Nimanaj, Deçan – Korab Mushkolaj, Zubin Potok – Izmir Zeqiri, Zveçan – Ilir Peci, Mitrovicë e Veriut – Flutura Hamza, Leposaviq – Shaqir Hetemi, Shtërpcë – Garip Sahiti, Novobërdë – Selatin Nuhiu.

PDK ka njoftuar se me miratimin e kësaj liste, përmbylljet procesi i kandidimit për kryetarë të komunave.

Me listë për Kuvend Komunal, PDK do të garojë edhe në Obiliq, Junik, Kllokot dhe Mamushë. Në Graçanicë do të garojë në një listë të përbashkët me të gjitha partitë tjera shqiptare.