Organizata e Kombeve të Bashkuara ka thënë se ndihmat e para në Gaza përmes pikëkalimit në Rafah duhet të dërgohen sa më shpejt.

Sekretari i Përgjithshëm i KB-së, Antonio Guterres, ka shkuar në Rafah para se të nisen kamionët e planifikuar me ndihma për në ?Gaza.

Ai ka bërë thirrje që të lejohen më shumë kamionë me ndihma humanitare në Gaza.

Ai ka shtuar se ka parë “shumë kamionë të mbushur me ujë, karburant, ilaçe, ushqim” duke thënë se këta kamionë do të jenë “linjë shpëtimi” dhe “ndryshim mes jetës dhe vdekjes për shumë njerëz në Gaza”, raportoi BBC.