Hamasi propozon një armëpushim 135 ditor që çon në fundin e luftës në Rripin e Gazës. Propozimi është pjesë e një plani që grupi palestinez që qeveris Gazën, i ka paraqitur Izraelit si pjesë e bisedimeve të paqes që po ndërmjetësohet nga Katari dhe Egjipti.

Plani parashikon që gazë të parë 45 ditore për tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite nga Rripi i Gazës, ku ofrohet edhe lirimi i disa prej pengjeve, gratë dhe meshkujt nën 19 vjeç, në këmbim të një kategorie të burgosurish palestinezë në Izrael.

Tel Avivi njoftoi se ka nisur shqyrtimin e planit, por që gjasat janë të pakta që qeveria izraelite të pranojë me këto kushte. Arritje, sipas analistëve do të ishte gjetja e një rruge të mesme. Kryeministri Benjamin Netanjahu ka përcaktuar si objektiv të padiskutueshëm, spastrimin e plotë të Hamasit nga i gjithë Rripi i Gazës, por përballë këtij synimi, Hamasi ka thënë se nuk do i lirojë kurrë pengjet.

Sipas një përllogaritjeje të re, qeveria izraelite thotë se më shumë se 30 pengje nga 136 që ende mbahen nga Hamasi mund të kenë ndërruar jetë.