Fero në fotografinë që ia ka bashkuar postimi shihet me mjekër paksa të rritur, duke treguar se tashmë ka filluar faljen e namazit dhe ka thënë se është penduar për çdo këngë.
“Unë kam një mesazh për çdo kënd që dëgjon këngët e mija le t’i fshin ato këngë ose mos t’i dëgjon asniher, le të largohet nga kjo gjë e kotë”, tha Fero në shkrimin e tij.
Pas këtij lajmi ka pasur reagime të shumta, sidomos nga besimtarët myslimanë.
Përmes një postimi në facebook, hoxha Omer Bajrami ka shkruar se e gëzon ky rast, përkundër se nuk e njeh.
“Nuk e njoh, por më gëzon si rast.. Allahu të forcoftë vëlla në Islam. Allahu t’i kompenzoftë gabimet e kaluara në të mira!”, ka shkruar hoxha Omer Bajrami./derveni.mk
