Modelja Irina Shayk i ka gëzuar edhe një herë shumë ndjekës në rrjetet sociale me kombinimin e saj të modës.

Gjegjësisht, në festën e ditëlindjes së stilistit Riccardo Tisci, i cili është miku i saj i ngushtë, ajo është shfaqur me një fustan me dekolte të lëshuar që është dizajnuar nga e ndjera Vivienne Westwood.

Bukuroshja 37-vjeçare e kompletoi dukjen me vathë që binin në sy dhe taka paksa të pazakonta.

(Foto: Instagram/irinashayk)

“Vetëm ajo mund t’i veshë këto këpucë dhe sërish të duket absolutisht e bukur”.

“Femra më e bukur e të gjitha kohërave”.

“Shpresoj që Ronaldo të jetë i vetëdijshëm për atë që ka humbur” – janë disa nga reagimet.


(Foto: Instagram/irinashayk)

Në festë morën pjesë edhe Stella Maxwell, Natasha Poonaëalla, Joan Smalls, Mahmood e shumë të tjerë.

Ndryshe, së fundmi TMZ ka raportuar se Irina është në lidhje me Tom Brady, me të cilin janë fotografuar së bashku në disa raste.

(Foto: Instagram/irinashayk)
(Foto: Instagram/irinashayk)
(Foto: Instagram/irinashayk)