Ish-kampioni i Anglisë, Leicester City synon transferimin sulmuesit të Brightonit, Andi Zeqiri.
Kështu kanë raportuar mediume të afërta me klubin anglez që garon në “Championship”.
24-vjeçari pritet të largohet gjatë këtij afati kalimtar mes interesimit të klubeve në Angli, Francë dhe Gjermani.
Krahas Leicesterit interesim ka shprehu edhe Lille. Zeqiri sezonin e kaluar u huazua te skuadra e Baselit në Superligën e Zvicrës, ndërsa shënoi 11 gola në 30 ndeshje.
Sulmuesi i Zvicrës me Brightonin ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Vlera e tij është 4 milionë euro./koha.net
