Modelja e njohur, Wanda Nara, është rikthyer të flasë sërish për problemet shëndetësore që ka pasur së fundmi. Bashkëshortja e futbollistit të famshëm, Mauro Icardi, shprehet se ka pësuar një tronditje kur mësoi lajmin se nuk mund të fluturojë teksa shtoi se lajmi i dhënë nga gazetari për leucemi, i ka sjellë jo pak probleme.

Por pavarësisht se gazetari zbuloi një detaj mjaft të rëndësishëm të jetës së saj, Wanda ka vendosur që të mos e denoncojë. Ajo shprehet se ka punuar vetë në një mjedis të tillë dhe duam apo nuk duam, i tillë është.