Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot përmes një vodeo mesazhi i është adresuar rinisë e cila çdo ditë e më shumë po braktis vendin për tëgjetur veten diku në evropë, shkruan Top24

Kasami në videon e tij ka promovuar profesoreshën e gjuhës gjermane Ajshe Luma e cila u kthye nga Gjermania për të dhënë kontributin e saj në vendlindje dhe njëherit është bërë pjesë e Lëvizjes Besa së Bilall Kasamit.

Rini e cila ka humbur shpresën nga pushteti dhe po merr rrugën e mërgimit për çdo ditë kjo është storia e përditshme. Por jo për Ajshen, një zonjë e vërtetë, profesoreshë, e cila la Gjermaninë për tu kthyer në vendlindje për tu bërë pjesë e Lëvizjes BESA dhe frontit opozitar.

Me profesionalizmin e saj dhe me mjaft përvojë në institucione ndërkombëtare, Ajshe Luma do të kontribuojë në ndërtimin e KALASË së SHPRESËS dhe DINJITETIT për të gjithë të rejat e të rinjtë shqiptar në RMV.

BËHU EDHE TI PJESË E KALASË SË SHPRESËS DHE DINJITETIT

Lojtës Videosh