Luiz Ejlli dhe Kiara Tito duket se më në fund kanë gjetur kohë për njëri-tjetrin. Dyshja kanë nisur pushimet e tyre të para si çift.
Dhe si shumë personazhe të tjerë të njohur, edhe dyshja kanë zgjedhur Bodrumin e Turqisë për t’u relaksuar nga gjithçka. Ndërsa Luizi ka hyrë sot në një video live për të biseduar me fansat.
Kujtojmë që Luizi që pas daljes së tij nga “BBV” ka qenë shumë i ngarkuar me projekte dhe koncerte. Ai ka xhiruar edhe një film “Në kuadër të dashurisë” me Olta Gixharin që shfaqet në tetor në kinema.
Kiara nga ana tjetër ka qenë e zënë me emisionin e saj “Kepi i Vip-ave”, i cili po ashtu u xhirua në Bodrumin e Turqisë.
