Moderatorja dhe ish-banorja e Big Brother VIP 2, Kiara Tito ka mahnitur edhe një herë tjetër admiruesit e saj.Prezantuesja e cila është mjaft aktive në Instagram, ku numëron mbi 730 mijë ndjekës ka bërë një paraqitje të radhës ku dukej në formë të mrekullueshme.
Teksa po shijon një vikend relakuses në jug të Shqipërisë, 27-vjeçarja dukej e mahnitshme në të shkurtra.
Me një bluzë të shkurtër me ngjyrë të bardhë, të kompletuar me xhinse gjithashtu të shkurtra dhe një çantë të vogël, Kiara dukej tërë shkëlqim.
Ndërkohë, të shumta kanë qenë komentet e fansave të saj, që ishin kryesisht pozitive.
