Kiara Tito pas përfundimit të BB VIP, mori moderimin e “Kepi VIP-ave”, një program i nisur me zhurmë që u zbeh gjatë rrugës. Ndonse duket se qëllimet e Kiarës për vazhdimsi në ekran janë të qarta.

Ballkanweb shkruan; Nga ajo çfarë kemi mundur të mësojmë është fakti se Kiara është në bisedime për të qenë moderatorja e “Big Brother Fun Club”, duke u kthyer kështu në ekran pas përfundimit të “Kepi i VIP”-ave.

Rikujmë se sezonin e kaluar Fan Club ishte në moderimin e Megi Pojanit, e cila shkëlqeu dhe u pëlqye shumë nga publiku. Por a do ja zërë vendin Kiara? Kjo mbetet për tu parë.