Në festën e besimit në mirësinë e njerëzve, Kurban Bajramin, kur festohet humanizmi dhe kujdesi ndaj të tjerëve, ndani mirësinë me të afërmit dhe miqtë tuaj.
Të gjithë bashkëqytetarët tanë të fesë islame i uroj festën e Kurban Bajramit dhe u uroj festa të gëzuara e të qeta, me urime për paqe shpirtërore, gëzim dhe shëndet të mirë. Qofshin ditët e shenjta me solidaritet, mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë.