Sinoptikanët për sot paralajmërojnë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa kryesisht në pjesët perëndimore mot i ndryshueshëm me vranësira me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit përkohësisht erë e përforcuar veriore nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej orës 12 deri 20, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 22 deri 30 gradë. Indeksi UV do të jetë 7.

Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Në disa lugina do të ketë kushte për shi. Temperatura minimale do të bie deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 27 gradë. 

“Nga e premtja temperatura do të jetë në rritje graduale, por gjatë fundjavës moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima veçanërisht të shtunën kur pritet edhe moti i keq lokal”, informojnë nga DPHM.