Liga e Konferencës luan ndeshjet e saj të kthimit të fazës çerekfinale. Në orën 18:45, AZ Alkmar pret Anderlehtin.

Belgët fituan ndeshjen e parë me rezultatin 2-0, teksa skuadra holandeze do të kërkojë përmbysjen e madhe.

Në orën 21:00, luhen tre takimet e radhës. Uest Hemi pret Gent, me ndeshjen e parë që u mbyll 1-1. Në dy ndeshjet e tjera Fiorentina pret Leh Poznan, me italianët që kanë fituar ndeshjen e parë me rezultatin 1-4, ndërsa Bazeli dhe Nisa do të luajnë në Zvicër, pas ndeshjes së parë që ka mbaruar 2-2.